Telegrafi

Aeroporti i Shkupit hapet për qarkullim pasi që një aeroplan para nisjes u bllokua në borë

Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 ishte i mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih u bllokua në mbetje të borës.

Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Tasesi për AIM, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për push back nga TAV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski./Telegrafi/