Aeroplanët nuk ishin në gjendje të ngriheshin dhe të uleshin në aeroportin ndërkombëtar të Majorkës të mërkurën për shkak të përmbytjeve në pistat e tij, pas shiut të madh që goditi ishullin popullor spanjoll të pushimeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një stacion meteorologjik në aeroport regjistroi reshje prej gati 5 centimetra në orë, duke arritur kulmin deri në 9 centimetra në më pak se një orë.
😥 #Palma pic.twitter.com/jfOuusXeLr
— 😉Controladores Aéreos 🇪🇸 (@controladores) June 11, 2024
Dëshmitarët okularë thanë se ishte “kaos”, me pasagjerët që vraponin për t’u strehuar nga shiu që erdhi duke rënë nga çatia, raportoi Majorca Daily Bulletin.
Tempesta molt forta amb inundacions a l’aeroport de #Palma. Molta precaució!!
📸Ivan Vizcaíno Borredat. pic.twitter.com/CkbDllE1u3
— El Racó Balear de la Meteorologia (@rbmeteonews) June 11, 2024
Aena, operatori i aeroportit Palma de Mallorca, konfirmoi se kishte përmbytje në disa hyrje të objektit dhe në ndërtesën e terminalit.
#Palma pic.twitter.com/Q4QM9Dd4Nk
— 😉Controladores Aéreos 🇪🇸 (@controladores) June 11, 2024
Aeroporti – i treti më i madhi në Spanjë – aktivizoi planin e tij të emergjencës dhe fluturimet për në Majorca u ridrejtuan përkohësisht në aeroporte alternative, tha ministri i transportit Oscar Puente.
Më vonë aeroporti rifilloi funksionimin pas rënies së intensitetit të reshjeve, shtoi Puente.
Më shumë se 31 milionë pasagjerë përdorën aeroportin vitin e kaluar – një rekord i të gjitha kohërave. /Telegrafi/