Telegrafi

Aeroporti Luton i Londrës mbyllet për shkak të zjarrit në ndërtesën e parkingut – shembet pjesërisht objekti

Aeroporti Luton në Londër është mbyllur sot pasi një zjarr shpërtheu në ndërtesën disa katëshe ku parkoheshin vetura, ku si pasojë e zjarrit është shembur pjesërisht.

Ekipet e zjarrfikësve po bëjnë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin që shpërtheu mbrëmë, dhe duket se ka shkatërruar qindra vetura, transmeton Telegrafi.

Fluturimet janë ndërprerë deri në ora 22:00 të martën, dhe me gjasë do të vazhdojë kështu deri sot pasdite, është bërë e ditur nga ky aeroport.

Katër zjarrfikës dhe një numër i personelit të aeroportit janë dërguar në spital për trajtim pas thithjes së tymit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet zjarri dhe tymi në ndërtesën e re që shërben si parking në aeroportin e Londrës.

“Të gjitha fluturimet janë pezulluar deri në ora 12. Pasagjerët këshillohen të mos udhëtojnë drejt këtij aeroporti deri në atë kohë”, u tha ndër tjera nga Luton. /Telegrafi/