Telegrafi

Aeroporti i Prishtinës: Nuk nënshkruajmë kontrata për operime dhe nuk bëjmë koordinimin e trafikut me agjenci turistike

Zyra për marrëdhënie me meda e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, reagon ndaj shkrimit “Zvicra godet mashtruesit kosovarë të aviobiletave”.

Në sqarimin e saj, kjo Zyrë thotë se Aeroporti “nuk nënshkruan kontrata për operime të fluturimeve dhe po ashtu nuk bën koordinimin e trafikut me agjensione turistike”.

“Aeroporti… është autoritet i cili nuk nënshkruan kontrata për operime të fluturimeve dhe po ashtu nuk bën koordinimin e trafikut me agjencie turistike… por, nënshkruan kontrata për operime dhe planifikim të orareve të fluturimeve me kompani ajrore”, thuhet në sqarimin e zëdhënëses së Aeroportit, Valentina Gara. /Telegrafi/