Site icon Telegrafi

Aeroportet në Liège dhe Ohër me rritje më të shpejtë në Evropë

Sipas raportit të Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve për rajonin evropian (ACI Europe), aeroporti i Ohrit „Shën Pali Apostulli” me të cilin udhëheq “TAV Maqedoni” në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 173,9% të numrit të udhëtarëve dhe është aeroporti i dytë me rritje më të shpejtë në grupin e aeroporteve nën 5 milionë udhëtarë në vit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti i Këshillit ndërkombëtar ka të bëjë me të gjithë fluturimet civile (të rregullta, me buxhet të ulët dhe fluturime çarter) dhe përfshin 206 aeroporte përmes të cilëve realizohet 88 për qind e transportit evropian ajror të udhëtarëve.

Në raportin e këtij Këshilli për tremujorin e parë të këtij viti, në vend të parë është radhitur aeroporti në Liège, pasuar nga aeroporti në Ohër dhe ai në Ostend të Belgjikës /Telegrafi/

 

Exit mobile version