Telegrafi

Aeroplanit që po fluturonte në 12 mijë metra lartësi, iu shtua edhe një pasagjer (Foto)

Nafi Diaby që po udhëtonte nga Guinea për në Burkina Faso, ka nisur t’i ndjejë dhimbjet dhe pas disa momentesh e ka lindur një vajzë.

Stjuardesat dhe disa udhëtare e kanë ndihmuar nënën, që të sjell në jetë fëmijën që e ka quajtur Kadiju, transmeton Telegrafi.

Vajza që lindi në aeroplan

Drejtuesit e Boeing 737-900, e kanë njoftuar bazën se në bord është edhe një pasagjer më shumë, që është shtuar derisa po udhëtonin në 12 mijë metra lartësi.

“Nëna me të bijën janë mirë, ndërsa të pranishmit duartrokitën pasi gjithçka shkoi në rregull”, është thënë lidhur me rastin.

Stjuardesat i dolën nënës në ndihmë

Në momentin e aterrimit, ato janë pritur nga autoambulanca që i ka dërguar në spital, ku po trajtohen për procedurat e mëtutjeshme. /Telegrafi/