Telegrafi

Aeroplanin e vjetër e shndërroi në një hotel luksoz (Foto)

Pronari i një zinxhiri të hoteleve në Manuel Antonio të Costa Rica, ka arritur që një aeroplan të vjetër Boeing 727 prodhim i vitit 1965 ta shndërroi në një hotel të vogël, me dy dhoma luksoze të gjumit.

Ky hotel i modifikuar është i vendosur në një xhungël, me qëllim që pushuesit të mund të shijojnë bukuritë e rralla të natyrës dhe pamje nga deti, transmeton Telegrafi.

Enterieri i këtij hoteli është i ndërtuar nga materiale të ndryshme të shtrenjta, ndërsa dhomat e gjumit kanë shtretër të rehatshëm dhe ajo çfarë është më e rëndësishme duke marrë parasysh se hoteli gjendet në xhungël, kanë ajër të kondicionuar.

Që të dy dhomat kanë banjot e veta, kurse në kuzhinë shërbehet ushqimi tradicional i këtij vendi, por nuk mungojnë as sallonet me mobile të shtrenjta dhe pajisje elektronike të fjalës së fundit të teknologjisë. /Telegrafi/