Një aeroplan i vogël është prezantuar këto ditë, i cili është modifikuar nga pronari dhe shndërruar në një “klube nate” në rrota.
Vetura unike mund të transportojë deri në 8 pasagjerë dhe ka rrota prej 28 inç, ndërsa trupin nuk e ka të ndryshuar dhe nga jashtë duket si aeroplan, transmeton Telegrafi.
Atë tani e ka nxjerrë në shitje pronari, dhe të gjithë ata që janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë dollarë mund ta kenë në garazhin e tyre.
Para se të debutonte në një panair gjatë vitit të kaluar, aeroplani 28 metra i gjatë ishte përdorur për fluturime për plotë 12 vite.
Punimet për shndërrimin e aeroplanit në veturë janë kryer nga kompania me seli në Illionis të SHBA-ve, Jetsetter Inc, ndërsa ideja është marrë nga Dan Harris dhe Frnak DeAngelo.
Brenda ka të pajisur drita LED, altoparlantë, ekrane gjigante dhe karrige të prodhuara enkas për ahengje të martesave. /Telegrafi/