Telegrafi

Aeroplani vonohet për një minutë, të gjithë pasagjerët detyrohen të futen në karantinë

Kur lajmet shpërthyen se Franca ishte për t’u vendosur në listën e vendeve nga të cilat udhëtarët do të vendosën në karantinë të enjten, udhëtarët kishin vetëm disa ditë për tu kthyer në Norvegji nëse donin të shpëtonin nga izolimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të premten, më 7 gusht, një fluturim i SAS Boeing 737 filloi nisjen e tij nga Nice në Francë për në Oslo të Norvegjisë.

Dhe aeroplani në fjalë kishte në plan të kthehej në Norvegji para se të vinte “ora e fundit”.

Ai u nis në 21:30 me kohën lokale dhe mbërriti në aeroportin e Oslos pas dy orësh e gjysmë.

Aeroplani u ndal poshtë në pistë nëntë minuta përpara skemës dhe piloti njoftoi se kishte zbritur aeroplanin në orën 00:00 me kohën lokale, që do të thotë se të gjithë pasagjerët ishin të liruar nga karantina.

Kështu, kishte një psherëtimë lehtësimi për ata në bord; megjithatë, gjithçka nuk ishte ashtu siç dukej.

Në fakt, piloti kishte njoftuar kohën e gabuar të uljes. Në të vërtetë ishte ora 00:01 me kohën lokale, kështu që avioni kishte mbërritur vonë.

Si pasojë, të gjithë 158 pasagjerëve tani do t’u kërkohet të vendosen në për dhjetë ditë në përputhje me rregulloren e qeverisë. /Telegrafi/