Telegrafi

Aeroplani i vogël godet telat e shtyllës së tensionit të lartë, humb jetën piloti amerikan – kalimtari i rastit filmon gjithçka

Një aeroplan i vogël ka prekur telat e shtyllës elektrike të tensionit të lartë, ku si rezultat ka humbur jetën piloti që ende po trajnohej si dhe ka pësuar lëndime të rënda instruktori i tij.

Kamera e vendosur brenda një veturë ka filmuar momentin kur aeroplani i vogël kalon mbi një rrugë plotë me vetura, dhe godet telat e shtyllës në Miramar të Floridës ku më pas përfundon i përplasur në tokë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet aeroplani i tipit PA-34, ku nga goditja e telave shkakton shkëndija në qiell para se të përfundojë në tokë i mbuluar nga zjarri.

Viktima e aksidentit ishte banor i Mirama dhe njëherit student i shkollës së pilotimit. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Mark Daniel Scott.

Derisa instruktori identiteti i të cilit nuk është zbuluar është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku nga atje është raportuar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. /Telegrafi/