Ngjarja ka ndodhur në një kompleks sportiv gjersa piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kaliforni.
Një aeroplan i vogël u rrëzua në një fushë golfi në Sacramento, Kaliforni dhe se gati sa nuk goditi një lojtar golfi, raporton bbc.
Piloti, i cili ishte nisur nga Baza e Forcave Ajrore McClellan, pësoi një dështim të plotë mekanik në rreth 120 metra, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Sacramento.
Edhe pse një lojtar golfi ishte pranë aeroplanit kur ai u rrëzua, askush në tokë nuk u lëndua.
Ndryshe, piloti raportohet se ka pësuar vetëm prerje të vogla dhe se nuk është në rrezik për jetë. /Telegrafi/
In California, an airplane nearly hit a man on a golf course – ABC Chicago
The incident occurred at a sports complex in Sacramento. The pilot was forced to make an emergency landing near a local airfield while nearly hitting a golfer. pic.twitter.com/Bz7WFeHdqP
— NEXTA (@nexta_tv) August 7, 2024