Site icon Telegrafi

Aeroplani i vjetër bëri ulje emergjente në plazh, pasi i dështoi njëri motor (Video)

Zac Rockey ka bërë ulje emergjente në një plazh në Devon të Anglisë, pasi aeroplanit të lehtë i dështoi motori.

Piloti 47-vjeçar e ka mbajtur nën kontroll fluturaken e vitit 1930, derisa ka bërë aterrimin në një zonë aspak të përshtatshme, transmeton Telegrafi.

Atij i ka dalë në ndihmë edhe shoqëruesi Trudi Spiller, i cili ka bërtitur dhe u bëri me dorë pushuesve, si paralajmërim që të largohen prej plazhit.

Për fat të mirë, të gjitha janë larguar dhe askush nuk është lënduar në këtë ulje të pa pritshme.

Fluturaken e kanë larguar mbrojtësit e rendit në mënyrë të kontrolluar, pasi nuk mund të largohej me fluturim.

Mësohet se Rockey dhe Spiller, e kishin riparuar këtë aeroplan me dy ulëse dhe po e testonin për xhiro, në shënimin 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/

https://youtu.be/TuugRj4Q4Uk

Exit mobile version