Telegrafi

Aeroplani ushtarak rus u rrëzua në jug të Rusisë

Arkiv

Një bombardues rus, Su-24 është rrëzuar në rajonin jugor të Volgogradit gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas ministrisë, aeroplani po fluturonte pa municion dhe u rrëzua në një zonë të shkretë.

Aeroplani u zhduk nga radari menjëherë pas ngritjes, raporton skynews.

Mediat nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth aksidentit, por një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se nuk kishte viktima.

Helikopterët Mi-8 janë dërguar në vendngjarje dhe tashmë kanë nisur hetimet e para.

Ndryshe, Sukhoi Su-24 është një bombardues taktik supersonik i zhvilluar në Bashkimin Sovjetik.

Aeroplani ka dy motorë dhe një sistem ndenjëse krah për krah për ekuipazhin prej dy personash. Ishte i pari nga avioni i BRSS që mbante një sistem të integruar digjital vëzhgimi.

Ai mbetet në shërbim me Forcat Hapësinore Ajrore Ruse, Forcat Ajrore Siriane, Forcat Ajrore të Ukrainës, Forcat Ajrore Algjeriane dhe forca të tjera ajrore për të cilat u eksportua. /Telegrafi/