Site icon Telegrafi

Aeroplani privat i Lionel Messit bën ulje të detyruar në Brukses, shkaku i problemeve – nuk dihet nëse ylli argjentinas ishte brenda në bord

Aeroplani privat i Lionel Messit bën një ulje të detyruar në Bruksel në aeroportin e kryeqytetit belg “Zavantem”.

Lajmi wshtw bërw i ditur nga mediat belge, sipas sw cilave ulja e detyruar ka ndodhur për shkak të disa problemeve në pajisjet e uljes dhe aeroplan i yllit argjentinas ka bërë një ulje emergjente.

Ende nuk dihet nëse Lionel Messi ka qenë i pranishëm në bordin e avionit të tij.

Sipas portalit belg “HLN”, aeroplani wshtw detyrua të ulej në tokë, por destinacioni i tij ka qenw Tenerife.

Messi zotëron një aeroplan “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro.

Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht e aeroplanit, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e tij.

Brenda tij aeroplani ka hapësira për 16 perona dhe ka dy banja dhe një kuzhinë të madhe.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version