Site icon Telegrafi

Aeroplani përplaset në pistën e garave në Kaliforni, mrekullisht nuk ka të vdekur

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan përplaset në pistën e garave në Kaliforni, ku si pasojë janë lënduar tre persona por që mrekullisht nuk ka të vdekur.

Pamjet amatore të filmuar nga garën e organizuar në Pomona në afërsi të Los Angeles, shfaq aeroplanin me një motor që përplaset në pistë, transmeton Telegrafi.

Gara e veturave në Pomona është mbajtur pranë aeroportit Brackett Field, një aeroport i vogël ku zhvillohen mbi 114 mijë fluturime në vit.

Pas përplasjes, dëgjohet një krismë nga përplasja në disa vetura të parkuara, si dhe një burrë që bërtet “një aeroplan sapo u përplas”.

Të pranishmit në garë vrapuan për të ndihmuar të prekurit nga kjo përplasje, kurse po cilësohet si mrekulli për faktin që nuk ka të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version