Dilokrit Pattavee e ka humbur kontrollin mbi aeroplanin dhe është përplasur në një pistë pranë aeroportit të Hat Yai të Tajlandës.
Për pasojë, piloti 34-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, meqë fluturakja ka eksploduar dhe është përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Aeroplani që i përket Royal Thai Air Force, që ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka rënë me pjesën e përparme, në pamundësi që të shmanget goditja.
E tërë kjo ka ndodhur para qindra fëmijëve, të cilët ishin mbledhur për të parë shfaqje të aeroplanëve në qiell.
Ndryshe, çdo të dytën të shtunë të muajit janar, në Tajlandë shënohet Dita e Fëmijëve dhe ata dërgohen të përcjellin aktivitetete të ndryshme. /Telegrafi/