Telegrafi

Aeroplani me pasagjerë zbarkon në Tel Aviv derisa Kupola e Hekurt rrëzon raketat e Hamasit

Një video e një aeroplani pasagjerësh që zbarkoi në aeroportin kryesore të Izraelit, derisa sistemi raketor rrëzon raketat e Hamasit, është bërë virale në internet.

Televizioni izraelit shfaqi pamjet e aeroplanit që i afrohej aeroportit Ben Gurion, derisa Kupola e Hekurt (Iron Dome) asgjësonte raketat, transmeton Telegrafi.

Shumica e linjave ajrore ndërkombëtare anuluan fluturimet e tyre drejt Izraelit për arsye sigurie pas 7 tetorit, kur filloi konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.

Mijëra raketa nga grupi militant palestinez janë hedhur në territorin izraelit në dy muajt e fundit.

Pavarësisht kësaj, linja ajrore izraelite El Al vazhdon të kryejë fluturime nga Tel Avivi dhe anasjelltas. /Telegrafi/