Telegrafi

Aeroplani ngadalësoi shpejtësinë, shkaku i një flamengoje që lëvizte ngadalë në pistë (Video)

Gjatë aterrimit në një aeroport në Majorca të Spanjës, një aeroplan u detyrua të ngadalësonte, për të mos e shtypur një flamengo që lëvizte nëpër pistë, pa u shqetësuar prej zhurmës së borive.

Shpeza hapi krahët dhe nisi të fluturonte, pasi që stafi të jenë bërë gati për ta larguar prej asaj hapësire, transmeton Telegrafi.

“Udhëtarët që arritën në aeroport, u pritën nga një flamengo. Skenë shumë elegante” ka qenë përshkrim i ngjarjes, në faqen e aeroportit.

Sikur piloti të kos e kontrollonte shpejtësinë, shpeza ka mundur ta pësonte nga motorët e fuqishëm, gjë që ndodhë shpesh me shpezë nëpër aeroporte. /Telegrafi/