Telegrafi

Aeroplani nga Shkupi devijohet pesë minuta para aterrimit në Stamboll!(Foto)

Nga aeroporti i Shkupit kanë vërtetuar se linja e rregullt e Turkish Airlines në ora 20.55 nuk ka qenë e anuluar, ndërsa Tv Nova ka informuar se vetëm pesë minuta para aderimit aeroplani ka qenë i devijuar dhe me siguri do të aderojë në ndonjë destinacion tjetër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë fluturimet për në Stamboll janë devijuar, respektivisht janë anuluar.

Akoma nuk ka informata nëse në momentin e shpërthimeve të cilët ndodhën sonte në aeroportin kryesor ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll ka pasur shtetas të Maqedonisë.

Nga ministria e brendshme turke kanë njoftuar për së paku dhjetë viktima, por edhe mbi dhjetë të lënduar, ndërsa deri më tani nuk ka informata nëse bëhet fjalë për sulm terrorist./Telegrafi/