Site icon Telegrafi

Aeroplani mbetet pa njërën nga rrotat gjatë ngritjes në ajër në Los Angeles – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një aeroplan i aviokompanisë United Airlines, mbeti pa njërën rrotë gjatë ngritjes në ajër nga Los Angeles, por që për fat të mirë arriti të ulej në mënyrë të sigurtë në Denver, destinacioni i tij i planifikuar, derisa autoritet njoftuan se nuk ka patur të lënduar.

“Rrota ka rënë në Los Angeles dhe jemi duke hetuar shkakun që mund të ketë çuar deri te kjo”, u tha në një kumtesë nga aviokompania amerikane, të cilës një incident i ngjashëm i ka ndodhur edhe më parë gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një fluturake të tipit Boeing 757-200 i prodhuar 30 vite më parë, kanë bërë të ditur nga FlightRadar24, që po transportonte 174 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Boeing ndali prodhimin e kësaj fluturake në vitin 2004, kurse në mars një aeroplan i tipit Boeing 777-200 i United Airlines ishte nisur për në Japoni, kur humbi gjatë fluturimit njërën nga rrotat deri ishte ngritur në ajër nga San Francisco – duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles.

Rrota kishte përfunduar mbi një veturë në parkingun e punonjësve të aeroportit, duke ia thyer xhamin por që për fat të mirë nuk ishte askush brenda kësaj veture.

Gjithashtu në mars, një aeroplan me 167 pasagjerë bëri ulje emergjente në Houston, pasi njëri nga motorët u përfshi nga zjarri. Bëhet fjalë për një fluturake të së njëjtës aviokompani. /Telegrafi/

Exit mobile version