Site icon Telegrafi

Aeroplani i marinës amerikane “kapërcen pistën” dhe përfundon në oqean

Një aeroplan i marinës që fluturonte në mot me shi “kapërceu” një pistë të hënën në një bazë ushtarake në Hawaii dhe përfundoi në ujë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan zbulues të marinës amerikane me nëntë anëtarë të ekuipazhit në bord.

E Ryan Fisher, një zëdhënës i Rojës Bregdetare ka thënë se “duket sikur të gjithë u shpëtuan”.

Ndërkohë zëdhënësi i Trupave Detare, Sgt. Orlando Perez nuk kishte informacion se çfarë e shkaktoi incidentin ku aeroplani P-8A doli nga pista në bazën e Korpusit Detar në Hawaii.

Ndërsa dëshmitarja Diane Dircks , e cila po vinte nga Illinois, tha se vajza e saj mban një palë dylbi për vëzhgimin e shpendëve, kështu që ajo ishte në gjendje të shihte aeroplanin dhe varkat e shpëtimit që mbërrinin.

Baza e Trupave Detare në Hawaii është rreth 10 milje (16 kilometra) nga Honolulu në Oahu. Ajo strehon rreth 9,300 personel ushtarak dhe 5,100 anëtarë të familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version