Telegrafi

Aeroplani kaloi mbi punonjësit në pistë, pasi piloti humbi kontaktin me bazën e aeroportit (Video)

Shkaku i mos komunikimit me bazën e aeroportit, grupi i punonjësve të angazhuar në pistë, kanë mundur ta pësojnë keq nga një aeroplan.

E tëra ndodhi pasi piloti humbi kontaktin dhe nuk u njoftua për punimet që po bëheshin në atë zonë të aeroportit në Luque të Paraguajit, transmeton Telegrafi.

Me të parë se po afrohet aeroplani, të gjashtë punonjësit janë lrguar, ndërsa njëri prej tyre e voziti edhe veturën që ta largojë nga ajo hapësirë.

Për fat të mirë, fluturakja që ishte duke lëvizur shumë ulët, shmangu çdo kontakt dhe aterroi me suskes. /Telegrafi/