Një aeroplan i vogël me dy persona në bord, ka bërë ulje emergjente në një aeroport në Sydney të Australisë.
Gjatë ulje, fluturakja për pak sa nuk është përplasur me objektin e aeroportit, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga ajri shfaqin aeroplanin Cessna duke fluturuar pak centimetra mbi pemë dhe shtëpi – derisa “rrëshqiti në pistën e aeroportit Bankstown.
Videoja është realizuar nga një helikopter, që filmoi tërë momentin rrëqethës i cili për fat të mirë nuk pati pasoja.
Autoritetet australiane kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të përcaktuar shkakun që detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente. /Telegrafi/