Telegrafi

Aeroplani duket se qëndroi për një kohë në ajër (Video)

Gjatë udhëtimit në një autostradë të Rusisë, udhëtarët morën pamjet e një aeroplani pasagjerësh, që dukej sikur kishte ndaluar në ajër.

Derisa ata vazhdonin të lëviznin, fluturakja qëndronte në atë formë dhe nuk dukej se po shkonte përpara, transmeton Telegrafi.

“Piloti e ka tërhequr frenin” si dhe “mund të jetë ndonjë pozicionim si në matriks”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Mirëpo, aeroplani që po shkonte për në aeroportin që ndodhet në afërsi, krijoi një iluzion optik, pasi ishte lartë dhe lëvizte shumë më ngadalë.

Pozita prej nga janë marrë pamjet, ka ndikuar që të duket se ka ndaluar për një kohë në lartësi. /Telegrafi/