Policia supozon se kushdo që ishte në bord është i vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë në një qytet rreth 17 milje në lindje të San Diegos.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Learjet 35A, që fluturonte jashtë aeroportit John Wayne në Orange County, u rrëzua në pjesën e pa inkorporuar të El Cajon, Kaliforni.
Përplasja e ndodhur në orën 19:15 sipas kohës lokale të së hënës, ka bërë që edhe rreth 2500 konsumatorë të mbeten pa energji në zonë.
Zjarri dhe tymi mund të shiheshin në videon e siguruar nga një banor vendas ndërsa një transmetim i drejtpërdrejtë në rrjetet sociale tregoi një makinë në flakë para një shtëpie dhe mbeturina në rrugë.
Zyrtarët e zjarrfikësve nuk e dinë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por po punojnë me supozimin se ata kanë vdekur, thanë autoritetet për një stacion lokal NBC.
Ndërkohë nuk raportohet për viktima apo të lënduar në terren. /Telegrafi/