Telegrafi

Aeroplani detyrohet të kthehet shkaku i turbulencave shumë të mëdha (Video)

Brenton Atkinson ka qenë duke udhëtuar për në Kuala Lumpur të Malajzisë, por shkaku i turbulencave të mëdha, aeroplani është rikthyer në Perth të Australisë.

Nuk dihet çfarë i ka shkaktuar lëkundjet në AirAsia, ku ndodheshin 359 persona në bord, ndërsa është mohuar se ka pasur probleme me motorët, transmeton Telegrafi.

“Më dukej sikur isha në makinën për larjen e rrobave, gjithçka vetëm dridhej. Të gjithë nisën të luteshin për fatin e tyre”, ka thënë Atkinson lidhur me rastin.

Gjatë rikthimit, disa udhëtarë kanë dëgjuar edhe një eksplodim të vogël, por nuk ka të dhëna zyrtare për të. /Telegrafi/