Telegrafi

Aeroplani bën ulje emergjente, shkaku i një burri të zhveshur (Foto)

Oliver Gee, që ishte duke udhëtuar nga Kankuni i Meksikës për në Frankfurt të Gjermanisë, është zhveshur dhe ka bërë gjeste të turpshme gjatë fluturimit.

Për shkak të 34-vjeçarit, që edhe e ka kërcënuar me jetë një udhëtar, aeroplani është dashur të bëjë ulje emergjente, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë incident, britaniku që jeton në Shtetet e Bashkuara rrezikon deri 20 vjet burg për zhveshje dhe shfaqje të pjesës intime në publik.

Mësohet se ai është nervozuar në momentin kur një prind i ka kërkuar të mos i afrohet shumë vajzës së tij.

“U ngrit në këmbë dhe u zhvesh, e pastaj simulonte akte seksuale. Pasi bërtiti dhe tha se e pëlqen shumë drogën, iu afrua një burri dhe i tha se do ta vrasë”, ka thënë një dëshmitar që mbetet i paemëruar. /Telegrafi/