Site icon Telegrafi

Aeroplanëve do t’u hiqen dritaret, për të zvogëluar peshën dhe rritur shpejtësinë (Foto)

Një ndër gjërat që na pëlqen më së shumti kur fluturojmë me aeroplan është të shikuarit përmes dritares, të peizazheve të ndryshime që shihen poshtë.

Por, kjo mund të jetë një gjë e së kaluarës, me planin e ri të Emirates, që planifikon të ndërtojë aeroplanë pa dritare, e që do të jenë më të lehtë dhe më të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, udhëtarët e klasës së parë, do të kenë ekrane me fibra optike, që transmetojnë brenda, të gjitha ato që shihen jashtë.

Aeroplani i Emirates, që së shpejti mund të jetë pa dritare

“Imazhet janë aq të mira, sa që duket se vërtetë jeni të ulur në karrigen pranë xhamit të aeroplanit”, ka thënë Sir Tim Clark, president në Emirates.

Inxhinierët pretendojnë se heqja e xhamave redukton peshën, duke e bërë aeroplanin më të lehtë. Për rrjedhojë shpenzon më pak, teksa fluturon më shpejtë dhe më lartë.

Boeing 777-300ER i ri, do t’i ketë fibrat transmetuese, megjithëse nuk do t’i hiqen xhamat.

Mirëpo, kjo nuk vjen pa shqetësimet për siguri.

“Vetëm duke shikuar nga dritarja, pasagjerët shumë shpesh kanë dhënë alarmin, se nuk është diçka në rregull me aeroplanin dhe janë kryer intervenimet e nevojshme, apo aterrimet emergjente”, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version