Telegrafi

Aeroplanët ushtarakë u përplasën gjatë aterimit në aeroportin e kryeqytetit të Sudanit (Video)

Gjatë aterrimit të përbashkët në aeroportin e Khartoum të Sudanit, dy aeroplanë ushtarakë kanë pësuar aksident.

Fluturaket e Sudanese Air Force, po lëviznin në të njëjtën pistë kur njëra që ishte prapa lëvizi më shpejtë dhe u përplas në tjetrën, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk raportohet për asnjë lëndim, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për shkak të rrezikut të sigurisë, aeroporti i kryeqytetit sudanez është mbyllur për një ditë.

Këta aeroplanë që janë prodhuar nga një kompani në Ukrainë, shfrytëzohen për mbikëqyrje të zonave dhe transporte të lehta. /Telegrafi/