Site icon Telegrafi

Aeroplanët nuk mund të fluturojnë mbi shtëpinë luksoze të Lionel Messit në Barcelonë

Shtëpia luksoze e Lionel Messit në Barcelonë është një zonë e ndaluar nga fluturimet, por jo nga situata e tij aktuale kur po pritet largimi nga Camp Nou.

Messi, 33 vjeç, i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet nga klubi pas gati dy dekadash me gjigantët katalunas.

Manchester City thuhet të jetë favorit për të nënshkruar këtë verë me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Lexo po ashtu Pep Guardiola fluturoi drejt Barcelonës për bisedime me Lionel Messin

Dhe nëse ai me të vërtetë e ndërron Barcelonën me Mançesterin, atëherë ai do të lërë pas pronën e tij luksoze në Castelldefels.

Shtëpia e Messit është vetëm 12 milje larg apo rreth 20 kilometra nga Camp Nou dhe përmban një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër të brendshme dhe një park lojërash.

 

Ai gjithashtu nga shtëpia e tij mund të shoh nga afër Detin Balearik, pjesë e Detit Mesdhe, duke i ofruar një pamje mahnitëse bregdetare.

Dhe, më interesantja, avionët janë të ndaluar të fluturojnë mbi shtëpinë e tij për shkak të kufizimeve mjedisore.

Shtëpia e tij ndodhet 10 milje larg aeroportit, por ai ka paqe dhe qetësi duke ditur se avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi pronën e tij.

Presidenti i linjës ajrore spanjolle Javier Sanchez-Prieto dikur goditi Messin për kufizimet e fluturimit.

“Ju nuk mund të kaloni atje ku jeton Messi. Kjo nuk ndodh askund tjetër në botë”, ka thënë Sanchez-Prieto. /Telegrafi/

Exit mobile version