Telegrafi

Aeroplanët mezi arrijnë të aterrojnë në pistë nga erërat e forta, lëviznin majtas e djathtas sikur të ishin lodra për fëmijë (Foto/Video)

Erërat e forta kishin shkaktuar probleme të mëdha në aeroportin Schipol të Amsterdamit, ku shumë aeroplanë mezi arritën të aterrojnë në pistë.

Fluturaket si KLM Boeing 737, Emirates A380 dhe Qatar 777, lëviznin herë në anën e majtë e herë në të djathtën nga erërat e forta, thuajse ishin lodra për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Autori i videos pretendon se erërat ishin aq të forta, sa që aeroplanët gjigant mezi arritën të aterrojnë në pistë.

Për shumë pasagjerë që i frikësohen udhëtimit me aeroplan situatat e tilla mund të jenë rrëqethëse, por jo edhe për pilotët që janë trajnuar mirë për këto raste.

Shikoni videon e postuar më poshtë, dhe do të bindeni se me sa problem arritën të zbresin në tokë këta aeroplanë. /Telegrafi/