Telegrafi

Aeroplanët luftarakë rusë ngritën në ajër nga një bazë në Krime, njëri prej tyre rrëzohet pas disa sekondave

Në Twitter është publikuar videoja e rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në Krime.

Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Su-25, i cili sapo ngritet në ajër, pa kaluar shumë sekonda rrëzohet, transmeton Telegrafi.

Rob Lee, doktor shkence në departamentin për studime të luftës pranë kolegjit King në Londër dhe njëherit ish-marins, ka publikuar videon e rrëzimit të aeroplanit.

Lexo po ashtu Pas një 'kundërsulmi mahnitës' nga Ukraina, Putin shkarkon gjeneralin e lartë, 16 ditë pasi e caktoi në detyrë

Derisa dy aeroplanë ngritën në ajër nga pista e një baze ajrore ruse në Krime, njëri prej tyre derisa humb kontrollin dhe bie në tokë.

Si rezultat i kësaj vjen deri te një shpërthim i fuqishëm, dhe zjarri që përfshin një zonë të gjelbëruar.

Megjithatë nuk dihen arsyet e rrëzimit të fluturakes ruse apo për fatin e pilotit që ishte brenda. /Telegrafi/