Stuhia Ashley ka shkaktuar kërdi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë të dielën, me erërat me shpejtësi deri në 130 km/h, si pasojë e së cilës u anuluan dhjetëra fluturime dhe përmbytjet e mëdha bllokuan rrugët kryesore.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, stuhia e parë e sezonit goditi Skocinë, Irlandën e Veriut, Uellsin verior dhe Anglinë veriperëndimore, pasi Zyra e Metologjisë lëshoi paralajmërime për rrezikun për jetën.
Fluturimet u anuluan si në aeroportin e qytetit të Belfastit ashtu edhe në aeroportin e Dublinit pasi Stuhia Ashley “hyri” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Ndërkohë pamjet treguan aeroplanët që përpiqeshin të uleshin në Dublin, me pilotët që duhej të niseshin dhe të provonin përsëri.
✈️ Planes struggled to land at Dublin Airport this afternoon as Storm Ashley battered parts of the UK and Ireland.
The Met Office said the storm will ‘likely’ create a danger to life with winds of up to 80mph in some areas of the country.https://t.co/aEj32NNlqv pic.twitter.com/Qx2IJnSht2
— Sky News (@SkyNews) October 20, 2024
Në një përditësim të pasagjerëve të postuar në X, dikur Twitter, Aeroporti i Dublinit tha se kushtet e motit kishin bërë që disa linja ajrore të anulonin fluturimet.
Kushtet e stuhishme kishin çuar në anulimin edhe te shërbimet e trageteve në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që kishte paralajmërime se mund të preken edhe trenat. /Telegrafi/