Gjatë gjithë ditës, aeroplanët izraelitë kanë lëshuar fletushka mbi Gaza që tregojnë një foto të liderit të vdekur të Hamasit, Yahya Sinwar, me mesazhin se “Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën”.
Bëhet e ditur se mesazhi u bëri jehonë fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi IDF konfirmoi vrasjen e Sinwar.
“Sinwar shkatërroi jetën tuaj”, shkruhej në fletushka sipas banorëve të qytetit jugor të Khan Younis dhe imazheve që qarkullojnë në internet, shkruan skynews.
“Hamasi nuk do të sundojë më Gazën. Më në fund, ka ardhur shansi juaj për t’u çliruar nga tirania e tij”.
“Kushdo që i lëshon armët dhe i dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”.
🛑اقتربنا من النهاية في الحرب على فلول حماس في غزة فقط
ولن ينسحب الجيش و سيتم تسليم الرهائن سواء على قيد الحياة أو ليسوا على قيد الحياةوبعدها ستنكشف كل المسرحيات التي افتعلتها حماس وقطر وايران داخل غزة خلال الحرب لكن المشكلة خلال كشف المستور سنكون منشغلين بما يحدث في لبنان… pic.twitter.com/VT8XrX2lzJ
— سفيان السامرائي (@SufianSamarrai) October 19, 2024
Ndryshe, SHBA-ja dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vrasjes së Sinwar.
Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës. /Telegrafi/