Telegrafi

Aeroplanë të ARM-së nesër do të fluturojnë mbi Shkup

Me rastin e 10 qershorit – Ditës së brigadës ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), nesër prej orës 10:40 deri 11:30 mbi qytetin e Shkupit do të fluturojnë shtatë aeroplanë të ARM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit do të bëhet fluturim mbi qytet në formacion nga Aeroporti “Aleksandri i Madh”, përmes rajonit qendror të qytetit, deri në lagjen Gjorçe Petrov dhe e kundërta.

Aeroplanët do të fluturojnë në lartësi prej 100 metrave./Telegrafi/