SHBA-ja ka nisur sulme hakmarrëse në Siri dhe Irak pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani javën e kaluar.
Forcat amerikane nisën këto sulme ajrore kundër Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit dhe grupeve të tjera të lidhura, transmeton Telegrafi.
Sipas raportimeve SHBA-ja goditi më shumë se 85 caqe.
Për këto sulme, Shtetet e Bashkuara mobilizuan aeroplanë të shumtë duke përfshirë bombardues me rreze të gjatë të cilët u nisën nga SHBA-ja.
Në këto sulme u përdorën gjithashtu më shumë se 125 municione precize.
Objektivat përfshinin operacionet e komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, raketat, vendet e magazinimit të dronëve, si dhe objektet e zinxhirit të furnizimit të logjistikës dhe municionit të grupeve të milicisë. /Telegrafi/