Telegrafi

AEM: Zvogëlohet prodhimtaria e energjisë elektrike në Maqedoni

Kryetari i Asociacioni Energjetik të Maqedonisë (AEM), Koço Angjushev, sot deklaroi se harxhimi i energjisë elektrike në Maqedoni ka ngecur, jo për shkak të ngadalësimit të ekonomisë, por për shkak të aktivitetit të ngadalësuar të kombinateve të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para seancës në Odën Ekonomike në të cilën AEM, e shqyrtoi propozim-bilancin energjetik për vitin 2017, Angjushet delklaroi se, edhe tërë industria tjetër të punojë, nëse Feni dhe Jugohrom ndalen me punë ose punojnë me tempo të zvogëluar, ajo dukshëm do të reflektohet ndaj bilancit të tërësishëm si zvogëlim i shpenzimit të energjisë elektrike.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Angjushev tha se amvisëritë harxhojnë njëjtë, pa dallim më të madh dhe në këtë segment ndryshimet nuk varen nga proceset globale, por nga ajo se sa dimri është i ftohtë apo i ngrohtë./Telegrafi/