Site icon Telegrafi

Aehra nënshkruan kontratë me furnizuesin e baterive Miba për SUV-në

Hera e fundit që dëgjuam nga prodhuesi italian i automobilave Aehra ishte në dhjetor të vitit të kaluar, kur kompania zbuloi brendësinë e SUV-it të saj elektrik ende të pa emëruar.

Në atë kohë, Aehra kishte kapur titujt kryesorë falë ekranit të saj të madh i cili shpërfaqet nga mesi i panelit, duke e konvertuar veturën në një kinema me rrota – dhe madhësia e atij ekrani e bë “Cinema Screen-in” e BMW i7 të duket si iPhone i vitit 2007

Pavarësisht heshtjes, përparimi në veturën e parë të Aehra po shkon mjaft mirë. Kompania njoftoi se ka siguruar një kontratë furnizimi me Miba për paketat e baterive 120kWh për SUV. Bateria do të përdorë arkitekturën 950V dhe do të mbështesë karikimin DC deri në 350kW, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Miba është një kompani austriake e themeluar në vitin 1927 dhe filloi si një punishte për riparimin e motorëve. Kompania ishte gjithmonë në ballë të prodhimit të komponentëve më të dëshiruar – pas luftës ajo u zhvendos në prodhimin e kushinetave të thjeshta pasi ato ishin shumë të nevojshme për ndërtimin e anijeve.

Në vitin 1975 ajo filloi të prodhojë disqe frenash, dhe në fund të shekullit të 20-të, ajo hyri në sektorin e komponentëve elektronikë të fuqizimit të veturave. Tani kompania ka krijuar një divizion “eMobility” të specializuar në zgjidhjet e baterive EV me porosi.

Aehra vlerëson se paketa e baterisë prej 120kWh do të jetë e mjaftueshme për të ofruar një rreze prej 800 kilometrave (497 milje) për SUV-in e saj luksoz. /Telegrafi/

Exit mobile version