Telegrafi

Adrola Dushi zgjedh të vishet me fustan të zi, tërheq vëmendje me elegancë

Adrola Dushi Foto: Instagram/adroladushi

Ajo është ndër modelet që përshkruhet në faqet rozë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fjala është për bukuroshen brune, Adrola Dushi, e cila është shumë aktive me postimet nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të shfaqet me plot elegancë.

Adrola u pa e veshur me një fustan të zi, ndërsa në rend të parë kishte vënë tiparet e formësuara trupore.

Flokët e drejta i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh vendosi nuanca më të errëta.

Vlen të përmendet se postimi i modeles mori shumë komente, derisa e pëlqenin tej mase për paraqitjen e radhës. /Telegrafi/