Jo më kot është cilësuar si njëra nga modelet më atraktive e më të bukura në trojet shqiptare.
Fjala është për bukuroshen nga Shqipëria, Adrola Dushi, e cila rrëmben vëmendje pothuajse me çdo gjë që ndan me ndjekësit në rrjete sociale.
Artistja, e cila numëron 357 njerëz vetëm në Instagram, së fundmi ka ndarë disa imazhe joshëse e duke vënë në fokus linjat trupore.
Ajo vjen në formë të mahnitshme në një fustan të realizuar nga kreatori Valdrin Sahiti.
Zeshkania duket e mrekullueshme në fustanin e zi të prerë anash, i cili ia thekson më shumë këmbët tërheqëse.
Reagimet në anën tjetër nuk munguan nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Adrola këtë kohë është rikthyer nga Amerika në Shqipëri, për shkak të angazhimeve në karrierë. /Telegrafi/