Site icon Telegrafi

Adrola Dushi, i thotë ‘lamtumirë’ Shqipërisë

Ish-Miss Universe Albania, Adrola Dushi duket se Shqipërisë po i thotë “lamtumirë”, duke u larguar kështu në SHBA.

Në një intervistë për revistën Who.com ajo thotë se, “zgjodha të shkoj në Amerikë, në vendin ku Troi ka lindur, duke menduar për të ardhmen e tij dhe duke qenë se kam disa propozime për punë, dua ta provoj të ushtroj profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria m’i dha të gjitha çfarë mund të marrë një modele”, -thotë bukuroshja Dushi.

Modalja Dushi për një kohë të gjatë është një ndër modelet më aktive dhe më të kërkuara në tregun shqiptar.

Lexo po ashtu Adrola vjen me fotosesion seksi (Foto)

Edhe pse nënë e një djali ajo ruan linjat e saj përfekte. 22-vjeçarja edhe sot, duket njëjtë me atë vajzën çapkëne nga rrësheni që erdhi me drojë për t’u paraqitur në “Miss Universe”.

Qe aty, ajo i ra në sy Fadil Berishës, duke u bërë e zgjedhura ekskluzive e tij, në mesin e shumë vajzave, pa qenë pjesë e ndonjë klani as grupimi që t’i dhuronte fitoren.

Jeta e saj ndryshoi në pak kohë – vajza nga qyteza veriore studente në Tiranë, vuri në kokë kurorën e më të bukurës shqiptare, u bë nënë dhe është tashmë pjesë e pasarelave më të mëdha të modës./Telegrafi

Exit mobile version