Adrola Dushi është njëra nga modelet që ka thyer kufijtë shqiptarë, duke vazhduar kështu karrierën në vende të ndryshme të botës.
Si një nënë beqare, modelja sjell momente të lumtura nga jeta e saj, duke mbajtur kështu të informuar 296 mijë ndjekësit e saj.
Pothuajse secili postim i saj merr komente dhe pëlqime të shumta, pasi në secilën paraqitje, bukuroshja brune kujdeset për secilin detaj.
Kështu ka bërë edhe kohët e fundit, ku në një postim në rrjetin social Instagram është shfaqur atraktive përmes pozave të marra.
Me flokë të lëshuara, Adrola është parë me një makijazh të nuanca të mbylltë teksa mbante të veshur një bluzë të zezë.
Përpos kësaj, modelja e njohur shqiptare së fundmi është bërë edhe fytyrë reklamuese e brendit të njohur të makijazhit ‘Mac’. /Telegrafi/