Adrola Dushi vazhdon të jetë njëra nga femrat më atraktive shqiptare, edhe pse tashmë kanë kaluar disa vite që kur ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës.
Ish-missi shqiptar, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan më fansat imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Si shumë nga yjet e tjerë të estradës, edhe ajo nuk ka ngurruar që të sjell pamje atraktive nga pushimet, ku si destinacion ka zgjedhur një nga ishujt më luksozë në Greqi, Mykonos.
Modelja 25-vjeçare edhe këtë herë vjen mjaft në formë, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.
Ndryshe, Adrola tash e sa vite është në mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku muaj më parë nënshkroi kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”. /Telegrafi/