Telegrafi

Adrola Dushi shfaqet plot shik në imazhet e reja

Adrola Dushi mund të konsiderohet si ndër modelet më të suksesshme në trojet shqiptare.

Kjo pasi ajo në mënyrë të vazhdueshme është aktive në projekte të reja, përfshirë edhe me postime në rrjete sociale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Dushi ka tërhequr vëmendjen e 360 mijë ndjekësve të saj.

Foto: Instagram

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të kuq e të ngushtë, që i vinte në pah fizikun e mrekullueshëm.

Flokët kësaj radhe i ka lakuar, duke i lënë të lira mbi supe, teksa për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të hapura.

Foto: Instagram

Postimi i tillë padyshim që u pëlqye nga fansat, duke marrë kështu edhe komente që përshkruanin se sa tërheqëse dukej.

Përndryshe, Adrola përpos pozave atraktive, di të mbaj të azhurnuar ndjekësit edhe me informacione nga jeta personale. /Telegrafi/

Foto: Instagram