Ajo është ndër modelet më të suksesshme në pothuajse gjithë trojet shqiptare.
Bëhet fjalë për Adrola Dushin, e cila deri më tani ka qenë figura e disa brendeve të njohura ndërkombëtare.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur pa makijazh, ndërsa ka lënë gojëhapur 355 mijë ndjekësit e saj.
E veshur me një bluzë të bardhë, Adrola në fokus kësaj radhe ka vënë bukurinë e saj natyrale.
“Truri juaj është labirint”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Vlen të përmendet se bukuroshja brune mban të azhurnuar fansat, ndërsa këta të fundit e përkrahin vazhdimisht. /Telegrafi/