E qeshur, besnike dhe shumë e sinqertë. Kështu është modelja Adrola Dushi dhe këto kritere kërkon që t’i ketë edhe partneri i saj i ardhshëm.
E pyetur nga moderatori i “Pushime On Top”, Flori Gjini se çfarë duhet të ketë burri i saj, Adrola u shpreh: “Të jetë një pëlqim me shikim të parë”.
“Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”.
E pyetur nëse është e vështirë kur je nënë e vetme, bukuroshja ka theksuar: “Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme”.
“Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet”.
Pyetjes nëse djali është përpjekur ndonjëherë të thotë ‘po pse’, Adrola i është përgjigjur: “Po ma ka thënë, por përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël”.
“Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”.