Telegrafi

Adrola Dushi rrëfen se zhvendosja nga Rrësheni në Tiranë ia ndryshoi jetën

Foto: Prive/YouTube

Modelja Adrola Dushi është cilësuar shpesh si një prej fytyrave më të bukura shqiptare.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ku ka rrëfyer për pesë datat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Ndër to ajo ka theksuar vitin 2011, kur si një kthesë të madhe dhe të rëndësishme në jetën e saj, pasi atë vit ajo vendosi të largohet nga qyteti i saj i origjinës dhe të zhvendoset në kryeqytet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në moshën 18 vje1are Adrola u largua nga familja e saj në Rrëshen, për të jetuar në Tiranë, nga ku edhe më pas do të shënonte nisjen e një karriere të re shumë të suksesshme.

Foto: Prive/YouTube

Për “Prive” ajo thotë se ende nuk di nëse bëri mirë apo jo, por që gjithsesi shprehet se vetëm gjëra të mira ndodhën pas zhvendosjes së saj.

Ndërkohë që vetëm një vit më vonë, në 2012-tën, Adrola fitoi epitetin “Miss Shqipëria”, nga ku edhe iu hapën dyer drejt një karriere të suksesshme në fushën e modelingut.

Një datë tjetër që Adrola nuk al pa përmendur si pesë nga më të rëndësishmet në jetën e saj, është dita kur ajo solli në jetë djalin e saj, Troi. /Telegrafi/