Telegrafi

Adrola Dushi prezanton të dashurin e ri?

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është gjithmonë shumë e përfolur në media.

Ajo zgjon interesim të veçantë për fansat veçanërisht kur në pyetje është jeta e saj private, ndonëse nuk preferon të tregohet edhe shumë e hapur për këtë pjesë.

Megjithatë, së fundmi Adrola në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram,duket se ka dashur të tregojë për fansat diçka të re në jetën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksa ka pozuar pranë një mashkulli të panjohur për publikun, modelja ka lënë fansat nën aludime nëse bëhet fjalë për ndonjë të dashur të ri, apo mik të thjeshtë.

“My Pavllo”, ka shkruar Adrola në mbishkrimin e kësaj fotografie, të cilën e ka bashkëngjitur me një emoji në formë zemre.

Ndërkohë shumica e komenteve kanë qenë urime për çiftin dhe pyetje të vazhdueshme nëse ata janë vërtetë bashkë, ndërsa vet Adrola nuk ka preferuar që të përgjigjet në ndonjërën prej tyre.

Sido që të jetë, mbetet në duart e modeles nëse do të tregojë se si qëndron e vërteta rreth kësaj fotografie. /Telegrafi/