Telegrafi

Adrola Dushi pozon nudo në fotosesionin e ri

Konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe Adrola Dushi vazhdon të jetë e angazhuar në punën e saj si modele.

Ish-Missi që numëron shumë fansa në llogarinë e saj në Instagram së fundi ka realizuar një fotosesion të ri mahnitëse.

Bukuroshja ka pozuar para fotografit të njohur, Artan Humolli teksa ka realizuar një foto bardhë e zi ku ajo shihet komplet e zhveshur.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Në imazh artistik, 29-vjeçarja shihet e ulur në një pozicion që mbulon pjesët e saj intime ndërsa flokët e gjata i la prapa supeve duke theksuar tiparet e fytyrës me një makijazh të theksuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi

“Gjëja më tërheqëse që një grua mund të ketë është vetëbesimi”, ka shkruar Dushi në përshkrimin e fotografisë.

Natyrisht të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komente nga ana e admiruesve dhe shoqërisë së saj.

Theksojmë që Adrola përndryshe krahas angazhimeve profesionale është edhe një nënë e një djali nga martesa me ish-partnerin, Adis Patushi.

Sa i përket statusit të saj aktualisht, Adrola po vazhdon ta ruaj me fanatizëm duke mos zbuluar nëse është në një lidhje të re dashurie. /Telegrafi/