Telegrafi

Adrola Dushi paraqitet sensuale me dekoltenë e hapur

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, arrin që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet dhe fotosesionet që i sjell në rrjetet sociale.

Ish-Missi konsiderohet së një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë epitet vazhdon ta mbajë me meritë prej vitesh.

Bukuroshja së fundi ka postuar një fotografi ku shihet sensuale dhe tejet joshëse e veshur në të zeza me dekolte të hapur.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Ndërsa pozoi në profil, Adrola kompletoi paraqitjen me disa vathë të gurit, flokë të drejta të hedhura prapa veshëve dhe grim të lehtë.

Lexo po ashtu Adrola Dushi shfaqet elegante, thekson linjat trupore në fotosesionin e ri

Përmes këtij postimi, modelja njoftoi për panairin e bukurisë “Beauty Fair Albania” që do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Kujtojmë që Adrola ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke realizuar fotosesione të ndryshme të veshjeve elegante nga shtëpitë të modës.

Ndryshe, bukuroshja është nënë e një djali nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/